Ballina Sport Futboll Benzema padit ministrin e Brendshëm të Francës

Benzema padit ministrin e Brendshëm të Francës

Ylli francez i futbollit, Karim Benzema, e ka paditur për shpifje ministrin e Brendshëm të Francës, Gerald Darmanin, pasi ai e kishte akuzuar për lidhje me “Vëllazërinë Myslimane”, raporton “BBC”.

Darmanin tha në tetor se Benzema ka një “lidhje famëkeqe” me grupin islamik sunit.

Avokati i Benzemas ka thënë se ky koment “minon nderin dhe reputacionin” e futbollistit.

“Vëllazëria Myslimane” është e ndaluar në disa shtete, përfshirë në Egjipt, Rusi dhe Arabi Saudite.

Komenti i Darmaninit erdhi në tetor, pasi lojtari postoi në “Twitter” mbështetjen e tij për popullin e Gazës si “viktima të bombardimeve të padrejta që nuk kursejnë as gratë e fëmijët”.

Duke cekur dështimin e Benzema për të shprehur simpati të ngjashme edhe për afro 1200 viktima izraelite që Hamasi i vrau më 7 tetor, Darmanin tha se Benzema është “i njohur për lidhjet me Vëllazërinë Myslimane”.

Karim Benzema 36-vjeçar, që luan në Arabi Saudite, me shpejtësi mohoi këtë akuzë dhe kërcënoi me veprime ligjore.

Në ankesën e tij 92-faqëshe, për të cilën u raportua të martën nga mediat franceze, thuhet se ai “kurrë s’ka pasur lidhjen as më të vogël me organizatën Vëllazëria Myslimane, e as me vetëdije me këdo që pretendon se është anëtar i saj”.

Exit mobile version