Prokurori i përgjithshëm i Izraelit ka urdhëruar policinë për të hapur një hetim penal ndaj kryeministrit Benjamin Netanyahu, njofton Channel 10.
Një zëdhënëse e ministrisë së drejtësisë Izraelite nuk pranoi të përgjigjet ndaj raporteve, teksa Netanyahu në të kaluarën “mohoi keqpërdorimet në blerjen e nëndetëseve nga Gjermania.
Netanyahu dhe familja e tij kanë qenë objekt ndaj një seri akuzash gjatë dy dekadave të fundit. Në vitin 1997, u vendos se nuk kishte prova të mjaftueshme për ta ngarkuar atë mbi emërimin e prokurorit të përgjithshëm, edhe pse prokurorët thanë se kishte një “dyshim të prekshëm” për rolin Netanyahut në këtë skandal. /MESAZHI/