Benjamin Kololli pëson lëndim para ndeshjes kundër Maqedonisë Veriore

Benjamin Kololli mund të jetë mungesa e madhe e Kosovës për ndeshjen ndaj Maqedonisë Veriore.

Ylli i Zurich shënoi më herët një gol të jashtëzakonshëm kundër Young Boys, por vazhdimi i takimit nuk shkoi më së miri për të.

Në minutën e 44’, Benji u detyrua të linte fushën e blertë, përcjell lajmi.net.

Ky zëvendësim erdhi si obligativ për trajnerin e Zurich, pas lëndimit të Kolollit.

Nuk dihet akoma se cila është shkalla e dëmtimit të Kolollit, por shpresojmë që ai të jetë gati për ndeshjen kundër Maqedonisë Veriore.