Benitez: Dua të jemi si Leicesteri i 2016-ës

Trajneri i Newscastle United, Rafa Benitez shpreson se klubi i tij mund të arrij titullin e Premier Ligës.

Spanjolli dëshiron që të jetë Leicesteri i sezonit 2015/16, ku këta të fundit befasuan botën e futbollit duke fituar ligën para super klubeve si Chelsea, United, City, Arsenal, Liverpool dhe Tottenham.

Një gjë të till e ëndërron edhe ish-trajneri i Real Madridit, Liverpoolit dhe Chelseat, Rafa Benitez.

“Do të bëjmë gjithçka, kur them që gjithcka sigurisht qe vlen edhe për titull, pse jo? Kam një grup të lojtarëve shumë profesionist dhe shumë të mirë”, ka thënë Benitez.

Kampionati i Premier Ligës e nis sezonin e ri nga dita e premte.