Ballina Jeta Mamia Bëni vetë mjetin efikas për pastrim të parketit dhe laminatit

Bëni vetë mjetin efikas për pastrim të parketit dhe laminatit

Nëse në banesë apo në shtëpi keni parket, me siguri pyesni se cila është mënyra më e mirë dhe më e sigurt që ta pastroni.

Mjetet e blera në dyqane për atë qëllim mund të gjenden, mirëpo, sot me ju po ndajmë recetën për mjetin natyral të cilin mund ta bëni në shtëpi dhe i cili është shumë efikas.

Gjithashtu, mësoni se si do të duhej të rridhte vetë procesi i pastrimit. Kjo metodë mund të aplikohet edhe në laminat.

Për të bërë mjetin për pastrim janë të domosdoshëm këta përbërës:

– 250ml ujë,
– 150 ml uthull,
– 2 deri 3 pikë detergjent për larje enësh,
– një shishe e zbrazët me spërkatës

Përgatitja:

Qitni përbërësit në shishe dhe tundni.

Për të pastruar sa më mirë parketin ose laminatin, pos mjetit për pastrim të cilin e keni bërë do t’ju duhen edhe lecka nga mikrofibrat dhe fshirësi i sheshtë për dysheme me bisht në të cilin mund të ngjitet lecka.

Spërkatni mjetin në leckë dhe filloni pastrimin. Shtoni sipas nevojës.

Në këtë mënyrë, hapësira do të jetë i pastër, do të shkëlqejë dhe nuk do ta dëmtoni, siç do të mund ta bënit, për shembull me leckën krejtësisht të njomur./Mesazhi/

Exit mobile version