Ben-Gvir lavdëron shefin e burgjeve për trajtimin e ashpër të të burgosurve palestinezë

Pas një ankese nga Kryqi i Kuq se të burgosur palestinezë ishin liruar me duart e prangosura mbi kokë dhe me komente fyese të shkruara mbi prangat e tyre, politikani ekstremist izraelit Itamar Ben-Gvir vlerësoi Komisionerin e Shërbimit të Burgjeve, Kobi Yaakobi, raporton Aljazeera.

“Avokati i terroristëve nuk e kupton si ka mundësi që ekziston një organizatë e sigurisë që nuk u nënshtrohet atyre dhe i trajton ashpër – madje edhe kur detyrohet t’i lirojë për shkak të një marrëveshjeje të pamatur,” tha ai.

“Urime rabinit Kobi Yaakobi të Gondarit për politikën e tij të vendosur.” /mesazhi