Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ben-Gvir “bastis” xhaminë Ibrahimi në Bregun Perëndimor të pushtuar

Ben-Gvir “bastis” xhaminë Ibrahimi në Bregun Perëndimor të pushtuar

Ministri i Sigurisë Kombëtare i Izraelit, Itamar Ben-Gvir, ka vizituar sërish në mënyrë të papritur xhaminë Ibrahimi në Hebron, së bashku me një grup kolonësh izraelitë, kanë konfirmuar burime për Al Jazeera.

Ben-Gvir, lideri i partisë ekstremiste të djathtë “Fuqia Hebraike” (Otzma Yehudit), ka mbajtur edhe një fjalim ku ka folur për çështje të brendshme politike në Izrael, duke përfshirë edhe përpjekjet e qeverisë për të larguar shefin e Shërbimit të Sigurisë së Brendshme (Shin Bet), Ronen Bar, pas përplasjeve me kryeministrin.

Kjo vizitë vjen në vazhdën e shumë të tjerave të bëra nën masa të rrepta sigurie, përfshirë edhe ato në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa gjatë luftës në Gaza. Ndërkohë, në tre ditët e fundit, qindra kolonë izraelitë kanë hyrë në kompleksin e Al-Aqsas për të shënuar festën e Pashkës.

Exit mobile version