Belgjika rikthen kufizimet për udhëtimin e shtetasve nga Ballkani. Vendimi i fundit i qeverisë belge për masat kundër COVID-19 përfshin Shqipërinë, Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.
Për të hyrë në territorin belg, qytetarët duhet të kenë pasaportën e vaksinimit. Edhe nëse qytetarët kanë kryer dy dozat e vaksinave, nuk janë të përjashtuar nga kufizimet e COVID-19. Pas mbërritjes ata duhet t’i nënshtrohen testeve për COVID.
Shtetasit mbi 12 vjeç duhet të jenë të pajisur me test PCR të 72 orëve të fundit dhe pas mbërritjes në Belgjikë do t’i nënshtrohen karantinës. /euronews