Ballina Sport Euro2020 Belgjika tregon forcën, mposht me rikthimin Danimarkën dhe siguron kualifikimin

Belgjika tregon forcën, mposht me rikthimin Danimarkën dhe siguron kualifikimin

Belgjika ka shënuar fitore ndaj Danimarkës me rezultat 2-1 në ndeshjen e dytë në grupin B.

Ndeshja nisi më mirë për Danimarkën, pasi goli erdhi që në minutën e dytë të ndeshjes, ku Yussuf Poulsen që gjeti rrjetën pas një gabimi në mbrojtjen belge.

Goli i parë për danezët në ketë Kampionat Evropian, pasi ndeshjen e parë e kishin humbur 1-0.

Në minutën e 10-të, lojtarët e të dyja skuadrave, nderuan Christian Eriksenin.

Topi u dëbua nga fusha dhe tifozët, lojtarët dhe stafet e Kombëtareve filluan të duartrokasin në mbështetje të Christian Eriksen.

Kjo ishte si shenjë nderimi për atë çfarë ka përjetuar danezi në javën e kaluar në ndeshjen ndaj Finlandës.

Edhe rasti i dytë i mirë i takoi danezëve, kur në minutën e 35-të, Mikkel Damsgaard gjuajti dy herë, por nuk ishte i saktë.

Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.

Më të filluar pjesa e dytë Roberto Martinez futi në lojë Kevin de Bruynen, i cili ndryshoi lojën e belgëve.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 55-të. Një aksion i bukur mes Romelu Lukakut dhe De Bruynes, i cili në fund pasoi te Thorgan Hazard që shënoi për 1-1.

Në minutën e 70-të, ishte Kevin De Bruyne që gjeti rrjetën, me një gjuajtje të bukur me të majtën jashtë zonës (2-1).

Danimarka tentoi të kthehej në lojë me Martin Braithwaite, por sulmuesi nuk ishte i saktë.

Danezët në minutat e fundit sulmuan me të gjitha forcat, ku Braithwaite rrezikoi me kokë, por goditja e tij u ndal në transversale.

Belgjika me këtë fitore mbetet lider në Grupin B me 6 pikë, ndërsa Danimarka pa pikë.

Exit mobile version