Belgjika do të ndërhyjë në çështjen e gjenocidit të Afrikës së Jugut kundër Izraelit në gjykatën e lartë të OKB-së

Belgjika ka njoftuar se do të ndërhyjë në çështjen e gjenocidit të ngritur nga Afrika e Jugut kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, transmeton Anadolu.

Sipas burimeve nga Ministria e Punëve të Jashtme e Belgjikës, vendi vendosi të paraqesë në gjykatë interpretimin e tij të nenit 2 të Konventës së OKB-së për gjenocidin e vitit 1948, i cili përcakton krimin e gjenocidit.

Duke theksuar se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë u kishte dërguar një letër vendeve që janë pjesë në konventën e vitit 1948, duke përfshirë Belgjikën, ministrja e Punëve të Jashtme, Hadja Lahbib, tha se Belgjika dëshiron të marrë pjesë në këtë dhe të ndajë interpretimin e saj të nenit 2 të konventës.

“Çështja këtu është se nuk katë bëjë me mbajtjen e anëve në favor ose kundër njërës apo tjetrës palë. Ka të bëjë me forcimin e universalitetit të marrëveshjeve ndërkombëtare në të cilat shtetet janë palë”, theksoi Lahbib.

Burimet nga ministria theksuan se derisa ende nuk është caktuar ndonjë datë apo përmbajtje për ndërhyrjen, procesi për ta bërë këtë mund të zgjasë me muaj.

Neni 63 i Statutit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë u jep shteteve të drejtën për të ndërhyrë kur bëhet fjalë për interpretimin e konventave në të cilat ata janë palë, edhe nëse ato nuk janë palë në mosmarrëveshje.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në një vendim të përkohshëm në janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

Izraeli ka vendosur një bllokadë në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, duke e lënë në prag të urisë popullsinë e enklavës, veçanërisht banorët në pjesën veriore.

Sipas autoriteve lokale shëndetësore, mbi 31.100 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë në luftën izraelite në Gaza, si dhe mbi 72.700 të tjerë janë plagosur në mes të shkatërrimit në masë dhe mungesës së nevojave themlore.

Sipas OKB-së, sulmet izraelite kanë çuar në zhvendosjen e brendshme të 85 për qind të popullsisë së Gazës në mes të një bllokade të shumicës së ushqimeve, ujit të pastër dhe ilaçeve. Po ashtu 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar.