Kombëtarja e Belgjikës është befasuar në ndeshjen e parë të “Euro 2024”.
Në duelin e Grupit E, Belgjika ka pësuar humbje me rezultatin 1:0 nga Sllovakia.
Golin e vetëm në këtë përballje të luajtur në Frankfurt, e shënoi Ivan Schranz në minutën e 7-të pas asistimit të Juraj Kuckas.
Belgët përkundër dominimit dhe rasteve të shumta nuk arritën të bëjnë diçka më shumë.
Në fakt, Belgjika shënoi dy herë në pjesën e dytë por të dy golat u anuluan për shkak të pozitës jashtë lojë. Ishte sulmuesi Romelu Lukaku që i shënoi golat në minutat 56-të dhe 86-të