Bekim Jashari i drejtohet Bashkëkombasve me një shkresë!

Kryetari i Skenderajit me rastin e ditëlindjes së tij ka pranuar shumë mesazhe urimi. Ai i kafalenderuar  të gjithë përmes rrjetitit sociale Facebook.
Postimi i plotë
Bashkëkombas, miq e familjarë,
Sot nga ju kam marrë mijëra mesazhe urimi me rastin e ditëlindjes sime, duke me bërë kështu të ndihem shumë i lumtur dhe krenar me secilin nga ju.
Ju falënderoj të gjithëve nga zemra për urimet e derguara, për nderin dhe respektin që keni ndaj meje dhe familjes sime Jashari.
Do të mbetem çdoherë i tillë, mirënjohes, falënderues dhe mikëpritës për secilin bashkëkombas dhe qytetarë që nderon shtetin dhe kombin tonë të përbashkët.
I juaji Bekim Hamëz Jashari