Bëj kujdes, që duart tuaja të jenë të pastra..!

Në vitin 1949 prof. Behixh Tekijudin emërohet ministër në Liban.
Kur vëllai i tij e mori vesh për këtë gjë, ai i shkroi këtë letër:
“Vëllai im, Behixh! Allahu ta zgjatë jetën!
Mora vesh se je bërë ministër dhe ky është nder i madh për familjen dhe për krahinën tonë.
Por, unë dua të të kujtoj, se kur ne ishim të vegjël, bënim gara, se kush do të flinte në shtrat më afër babait tonë, Allahu e mëshiroftë.
E kujton, kur babai i merrte erë duarve tona për t’u siguruar se a ishin të pastra dhe a i kishim larë duart pas ushqimit, për të na lejuar të flinim me të.
Tani, babai ynë po fle në varrin e tij, i mbuluar me dhe, e nuk ka dyshim, se ne një ditë do të flemë me të, pas një farë kohe.
Kështu që, bëj kujdes, o vëllai im, që duar tuaja të jenë të pastra, atëkohë kur do të flesh me të..!”

Nga: Hoxhë Lavdrim Hamja