Bëhu i kuptueshëm në fenë tënde!

Shejkh Muhamed El-Gazali

“Nga këtu, themi se origjina e gjërave është lejimi i tyre, ndërsa ndalimi (tahrim) nuk është, veçse me tekst të prerë (të pakundërshtueshëm)!
Në realitet, janë një grup njerëzish me temperament të zi (pesimist), që janë zhytur në ndalime (trahrim) dhe metoda e tyre në gjykimin e gjërave e kundërshton metodën e Pejgamberit të Islamit (a.s), i cili “sa herë që ka pasur për të zgjedhur mes dy gjërave, përveçse ka zgjedhur më të lehtën e tyre, për sa kohë që nuk ishte gjynah, sepse po të ishte gjynah, ai ishte njeriu më i larguar prej tyre (prej gjynaheve)”.
Transmeton Ene ibn Maliku (r.a), se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Mos ia vështirësoni vetes, sepse do t’u vështirësohet për ju. Një popull ia vështirësuan vetes së tyre dhe atyre iu vështirësua. Këto janë mbetjet e tyre në kisha e manastire; murgërinë e shpikën, nuk ua obliguam atyre!”
____________________
Shejkh Muhamed El-Gazali, nga libri: 100 pyetje rreth Islamit
BËHU I KUPTUESHËM NË FENË TËNDE!

Nga: Hoxhë Lavdrim Hamja