Ballina Artikuj Bëhu gjilpërë, jo gërshërë

Bëhu gjilpërë, jo gërshërë

Përshtati Elmaz Fida- Gjyshi rrobaqepës, deshi ti japë një mësim nipçes së tij nopran dhe harakat, sipas mënyrës së tij tradicionale.

Kështu, gjatë ushtrimit të profesionit të tij, pra duke prerë e qepur një veshje, gjyshi mori gërshërët dhe e ndau pëlhurën në disa copa të vogla.

Pasi përfundoi me prerjen, ai i hodhi gërshërët e shtrenjta përtokë, pranë këmbëve!

Nipçja i tij i vërente gjithë kuriozitet lëvizjet e gjyshit.

Mandej, gjyshi mori gjilpërën dhe filloi të qepë dhe bashkojë copat e prera të pëlhurës, derisa në fund doli një veshje e bukur.

Pastaj, qetë-qetë hoqi kapelën e tij dhe brenda saj nguli gjilpërën.

Këtu, nipçja i tij nuk duroi dot më dhe menjëherë ndërhyri duke e pyetur:”Gjyshi!

Gërshërët që janë të shtrenjta i hodhe përtokë pranë këmbëve, kurse gjilpërën që pothuajse nuk vlen fare, e vendose tek kapela jote mbi kokë!”

Pa e prishur terezinë, gjyshi iu përgjigj:”O bir i gjyshit!

Gërshërët janë ato që e ndanë pëlhurën e madhe dhe e copëtuan në pjesë të vogla. Ndërkohë që ishte gjilpëra ajo që i bashkoi dhe i shndërroi në një veshje të bukur.

Prandaj, biri im, asnjëherë mos e vlerëso atë që përpiqet të përçajë vëllazërinë dhe marrëdhëniet mes njerëzve!

Nga ana tjetër, qëndroju pranë dhe vlerësoji të gjithë atë që orvaten ti forcojnë marrëdhëniet!

Shumë njerëz preferojnë miqtë gërshëra, duke injoruar miqtë gjilpëra!!!/Mesazhi/

Exit mobile version