Ashtu siç e kishim paralajmëruar para disa jave, Valon Behrami do të jetë futbollisti më i ri i Udineses.
Lojtari i Watfordit ishte në bisedime me ekipin zviceran Sion, por gjithçka u mbyll për shkak të pagës së ulët.
Ish-lojtari i Napolit, Fiorentinas dhe Lazios ka preferuar t’iu bashkohet italianëve të Udineses që ka të njëjtin pronar si të ekipit anglez.
I kontaktuar nga IndeksOnline, mesfushori kosovar pranon se ka diçka të re, ndërsa gjatë ditës së nesërme priten të bëhen zyrtare.