Ballina Lajmet Rajon dhe Botë BeH, ligj me të cilin dënohet mohimi i gjenocidit dhe krimeve të...

BeH, ligj me të cilin dënohet mohimi i gjenocidit dhe krimeve të luftës

Përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare në Bosnjë e Hercegovinë, Valentin Inzko, duke përdorur kompetencat e tij, solli një shtesë në Kodin Penal të Bosnjë e Hercegovinës, me të cilën vendosi ndalim të mohimit të gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës të vërtetuara nga aktvendimet përfundimtare nga gjykatat kompetente ndërkombëtare dhe vendore, raporton Anadolu Agency (AA).

“Kushdo që miraton publikisht, mohon, zvogëlon ose përpiqet të justifikojë krimin e gjenocidit, krimet kundër njerëzimit ose krimet e luftës të vërtetuara nga një gjykim i formës së prerë në përputhje me Kartën e Tribunalit Ushtarak Ndërkombëtar të bashkangjitur në Marrëveshjen e Londrës të 8 gushtit 1945 ose Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë ose Gjykata Penale Ndërkombëtare ose një gjykatë në Bosnjë e Hercegovinë, kundër një grupi personash ose anëtari të një grupi të përcaktuar nga raca, ngjyra, feja, origjina ose përkatësia kombëtare ose etnike, në një mënyrë që mund të nxisë dhunë ose urrejtje drejtuar kundër një grupi të tillë personash ose një anëtari të një grupi të tillë do të dënohet me burgim për një periudhë midis gjashtë muajve dhe pesë vjet”, theksohet mes tjerash në ndryshimin në Kodin Penal të BeH-së, të nënshkruar nga Inzko, botuar në faqen e internetit të Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë të BeH-së.

Dënim me burg prej tre muaj deri në tre vjet parashikohet për nxitje publike të dhunës ose urrejtjes drejtuar kundër një grupi personash ose një anëtari të një grupi të përcaktuar në bazë të racës, ngjyrës, fesë, origjinës ose përkatësisë kombëtare ose etnike.

Do të jetë e mundur të vendoset të paktën një vit burg, në përputhje me ndryshimet në Kodin Penal, për shpërndarjen publike të broshurave, fotove ose materialeve të tjerë në lidhje me veprat penale të lartpërmendura. Nëse ato kryhen në një mënyrë që prish rendin dhe qetësinë publike, atëherë ka karakter kërcënimi, është abuzive ose fyese, autori i veprës i duhet të dënohet me të paktën tre vjet burg. /aa

Exit mobile version