BeH-ja paralajmëron aktivizimin e rezervës së Forcave të Armatosura

Ministri i Mbrojtjes së Bosnjë e Hercegovinës, Zukan Helez, njoftoi sot aktivizimin e përbërjes rezervë të Forcave të Armatosura të Bosnjë dhe Hercegovinës, pasi për shkak të strukturës komplekse kushtetuese të vendit është e vështirë të arrihet një vendim për futjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

Edhe pse ai personalisht do të dëshironte të shihte kthimin e modelit të shërbimit ushtarak në Forcat e Armatosura të Bosnjë-Hercegovinës, për shkak të procedurës së ndërlikuar të vendimmarrjes, kjo nuk është e mundur, por zëvendëskryetari i Këshillit të Ministrave dhe Ministri i Mbrojtjes i Bosnjë-Hercegovinës, Helez, premtoi se do të aktivizohet forca rezervë.

“Për shkak të luftërave dhe agresionit të Federatës Ruse kundër Ukrainës, luftës në Lindjen e Mesme që kërcënon ta djegë gjithë planetin, shumë vende, jo vetëm vendet e Ballkanit Perëndimor, po mendojnë për futjen e ushtrisë. Për këtë kanë njoftuar edhe fqinjët tanë, Serbia dhe Kroacia gjithashtu, megjithatë është shumë e vështirë për ne, duke pasur parasysh strukturën komplekse kushtetuese”, tha Helez gjatë një vizite në zyrën e Anadolu Agency për BeH në Sarajevë.

Ai deklaroi se si njeri, jo vetëm tani dhe jo vetëm për shkak të këtyre luftërave, do të donte “të kishte shërbimin ushtarak në Bosnjë dhe Hercegovinë”.

“Këta janë fëmijë që mbarojnë shkollën e mesme dhe kalojnë nga periudha e adoleshencës në periudhën e maturimit dhe kur kthehem në atë periudhë kur isha në atë moshë, mendoj se do të ishte shumë mirë për maturimin dhe forcimin e personalitetit. Sepse, një lloj disipline dhe zakonet që mësoni dhe fitoni atje do të zgjasin gjithë jetën, dhe sigurisht kjo do të ishte mirë edhe për mbrojtjen e atdheut të Bosnjë dhe Hercegovinës”, theksoi Helez.

Mirëpo, meqë e dimë se është shumë e vështirë të zbatohet në Bosnjë dhe Hercegovinë, tha Helez, gjegjësisht duhet pajtimi i disa faktorëve, pra subjekteve politike, po shkojmë drejt zgjidhjeve të tjera.

Mirëpo, meqë e dimë se në Bosnjë dhe Hercegovinë është shumë e vështirë të zbatohet, tha Helez, gjegjësisht se duhet pajtimi i disa faktorëve, pra subjekteve politike, po shkojmë drejt zgjidhjeve të tjera.

“Kam filluar dhe tashmë është afër fundit aktivizimi i forcës rezervë. Kemi të drejtën e 50 për qind të numrit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Bosnjë-Hercegovinës dhe jemi diku rreth 10.000 pjesëtarë, pra sipas Vendimit të Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, kjo do të thotë se mund të kemi diku rreth 5000 rezervistë. Është një formë dhe model i ri, ndryshe sipas standardeve të NATO-s. Para së gjithash, do të fillonim me njerëz që janë në mungesë brenda Forcave të Armatosura të Bosnjë-Hercegovinës, përkatësisht disa profesione: inxhinierë ndërtimi, inxhinierë arkitekture, mjekë, mjeshtër të profesioneve të caktuara dhe disa njerëz që trajnojmë. Dhe pikërisht në moshën 55-vjeçare, ata dalin në pension sepse kështu është ligji. Pra, tani po punojmë për dy gjëra, e para është përmbajtja rezervë dhe e dyta është zgjatja e kufirit të punës në Forcat e Armatosura të Bosnjë-Hercegovinës”, tha Helez.

Gjatë vizitës në Zyrën e Anadolu Agency në Bosnjë dhe Hercegovinë, Zëvendëskryetari i Këshillit të Ministrave dhe Ministri i Mbrojtjes i BeH Zukan Helez foli me redaksinë e agjencisë dhe drejtorin Talha Ozturk për ngjarjet aktuale në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht nga aspekti i përmbushjes së detyrimeve të BeH për anëtarësimin e plotë në NATO, si dhe sfidat e paraqitura ndaj BeH nga ngjarjet e shkaktuara nga konfliktet e luftës në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme.

Drejtori i Zyrës së Anadolu Agency në Bosnjë dhe Hercegovinë, Ozturk, i ka dhuruar Helezit monografinë “Dëshmi”, e cila flet për vuajtjet e palestinezëve dhe popullit në Gaza, autor të së cilës janë gazetarë dhe fotoreporterë të Anadolu Agency.