Ballina Lajmet Kosovë Begaj vlerëson mbështetjen e Lituanisë për integrimin e Shqipërisë dhe Kosovës

Begaj vlerëson mbështetjen e Lituanisë për integrimin e Shqipërisë dhe Kosovës

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka vlerësuar mbështetjen e Lituanisë për integrimin e Shqipërisë në BE dhe Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Këtë ai e ka thënë gjatë vizitës në këtë shtet ku është pritur nga homologu Gitanas Nausėda.

“Gjatë vizitës sime në Vilnius, vlerësova mbështetjen e palëkundur të Lituanisë për integrimin e Shqipërisë në BE dhe integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, ka shkruar Begaj.

Ai ka thënë se Shqipëria është e angazhuar për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe, duke u përqendruar në sektorët e arsimit, ekonomisë, sigurisë kibernetike dhe turizmit.

“Fluturimi i ri i drejtpërdrejtë do të ndihmojë në nxitjen e këtyre përpjekjeve”, është shprehur Begaj.

Exit mobile version