Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj po qëndron në Bosnjë dhe Hercegovinë në një vizitë zyrtare.
Ai ka njoftuar se ka takuar kryesuesin e radhës së Presidencës, Denis Bećirović, dhe me anëtarët e Presidencës, Željko Komšić dhe Željka Cvijanović, rikonfirmova gatishmërinë e Shqipërisë për të intensifikuar më tej bashkëpunimin dypalësh dhe rajonal.
“Ritheksova qëndrimin e Shqipërisë në mbështetjen pa ekuivok të sovranitetit, integritetit territorial, kohezionit social, si dhe përparimit në rrugën Euroatlantike të Bosnjë dhe Hercegovinës”, ka shkruar Begaj.