Begaj: Çdo angazhim, për të çuar përpara arritjet e Shqipërisë e kombit shqiptar

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj duke uruar 28 Nëntorin ka ftuar gjithë shqiptarët që çdo angazhim ta bëjnë për të quar përpara arritjen e Shqipërisë dhe kombit shqiptar.

Begaj këtë e ka thënë pas ceremonisë shtetërore të ngritjes së flamurit në Vlorë me rastin e 112 vjetori të pavarësisë së Shqipërisë.

“Nga sheshi historik i Vlorës, simboli i arritjes madhështore të 28 Nëntorit 1912, i vlerave që çmojmë, bashkimit të vullneteve në emër të Shqipërisë e për të ardhmen e saj, ju uroj gëzuar! Kudo ku janë bashkatdhetarët tanë, i ftoj nga Vlora e Pavarësisë që, në çdo angazhim që kanë e iniciativë që ndërmarrin, të kenë vetëdijen e vendosmërisë, bukurisë, sakrificës, e të çojnë përpara arritjet e Shqipërisë e kombit shqiptar”, ka shkruar Begaj.