Ballina Lajmet Kosovë Begaj: Arsimtarja i ka plotësuar kushtet ligjërisht, nuk është problem mbulesa

Begaj: Arsimtarja i ka plotësuar kushtet ligjërisht, nuk është problem mbulesa

Në fshatin Drenoc të komunës së Malishevës, disa prindër kanë kërkuar përjashtimin nga puna të arsimtares së matematikës, Fatmire Bujupit për shkak se kjo e fundit bartë shami.Kjo kërkesë ka ngjallur reagime të shumta pasi që prindërit nuk kanë asnjë ankesë në lidhje me anën profesionale të arsimtares por vetëm me mbulesën.Për disa ditë nxënësit e kësaj komune kanë bojkotuar mësimin në shenjë revolte ndaj arsimtares.Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj ka thënë se ky ka qenë rasti i parë ku një arsimtare e mbuluar është shfaqur para nxënësve dhe kjo ka qenë arsyeja e reagimeve.“Arsimtaren ne e kemi pranuar dhe nuk ka kurrfarë vendimi për suspendim, e kemi vlerësuar dhe kemi dhënë vendimin e punës. Para nxënësve Bujupi ka qenë risi për Malishevën pasi më parë nuk pas të tilla”, ka thënë Begaj për lajmi.net.

Tutje ai ka treguar se nxënësit e kanë bojkotuar mësimin edhe ditën e sotme, mirëpo pritet që së shpejti të gjendet një zgjidhje.“Drejtori mbrëmë ka biseduar me familjarët jemi duke u përpjekur të gjejmë një zgjidhje do ta zgjidhim atë problem. është bërë pak e madhe për Malishevën, megjithëse edhe ligjet nuk janë të definuara sa duhet dhe po na shkaktojnë probleme edhe neve. Duhet me vendos ligji se çka bon e çka jo, do të kishim edhe me ma lehtë. Këtë problem do ta zgjidhim, pengesa prej neve nuk ka ajo i ka plotësuar kushtet ligjërisht”, ka theksuar Begaj.

Exit mobile version