Befasi nga Dortmund, Sancho është në shitje

Jadon Sancho, i riu i cili po shkëlqen në Bundesliga, duket se mund të shitet gjatë verës.

Sancho po konsiderohet si lojtari më premtues në botën e futbollit, duke tërhequr vëmendje nga të gjitha skuadrat evropiane.

Lojtarët e tillë supozohet të blindohen nga skuadrat përkatëse, por një politikë e njëjtë nuk është ndjekur nga Borussia Dortmund viteve të fundit.

Gazetari Duncan Castles beson se Sancho mund të jetë në dispozicion gjatë afatit kalimtar të verës, duke u bazuar në ‘rregullat’ e Dortmund për transferimet.

“Është e qartë se Dortmund blejnë lojtarët për një shifër të caktuar dhe pastaj i shesin për një shifër marramendëse – Kjo është metoda e tyre” ka thënë ai, transmeton lajmi.net.

Castles ka marrë për shembull edhe rastin e Christian Pulisic, i cili shkëlqeu tek Dortmund, por gjermanët vendosën që ta largojnë drejt Chelsea.

Kujtojmë se Sancho kaloi nga akademia e Manchester City në Bundesliga, por ai duket se është i destinuar të luaj në një skuadër më të madhe