Nëse bebi juaj zgjohen shpesh natën ka disa arsyje që e shqetësojnë atë.
Më poshtë, mund të gjeni disa nga arsyjet që e shqetësojnë bebin tuaj gjatë natës shkruan BellyBelly, transmeton GazetaShneta.
-Sëmundja e refluksit gastro-ezofageal
Refluksi është një proces normal fiziologjik dhe përjetohet nga 73% e foshnjeve në muajt e parë të jetës.Është një gjendje mjekësore dhe mund të ndikojë në shumë fusha të shëndetit dhe zhvillimit të bebit tuaj.
–Alergjitë, intoleranca dhe ndjeshmëria
Nëse një bebe vuan nga alergjia, intoleranca dhe ndjeshmëria e padiagnostifikuar ka kuptim që trupi i tyre po përjeton shqetësime që mund të dëmtojnë gjumin e tyre.
-Apnea obstruktive e gjumit
Nëse bebi juaj gërhet apo merr frymë përmes gojës ia vlen të konsultoheni me një specialist të veshit, hundës dhe fytit.Kjo pasi apnea ia vështirëson gjumin bebit tuaj.