Shefja e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Kaja Kallas, njoftoi se blloku arriti marrëveshje për të zgjatur sanksionet ekzistuese ndaj Rusisë, transmeton Anadolu.
“Ministrat e Jashtëm të BE sapo ranë dakord për të zgjatur përsëri sanksionet ndaj Rusisë”, tha Kallas në një postim në X, duke shtuar: “Këto sanksione do të vazhdojnë të privojë Moskën nga të ardhurat për të financuar luftën e saj. Rusia duhet të paguajë për dëmin që po shkakton”.
Blloku prej 27 anëtarësh rinovon sanksionet çdo gjashtë muaj dhe për këtë nevojitet unanimitet nga të gjitha vendet anëtare.
Muajin e kaluar, BE miratoi paketën e saj të 15-të të sanksioneve kundër Rusisë që nga fillimi i luftës kundër Ukrainës më shkurt 2022.