Ballina Lajmet Kosovë BE thotë se drejtësia dhe përgjegjësia për krimet në Reçak mbeten të...

BE thotë se drejtësia dhe përgjegjësia për krimet në Reçak mbeten të vonuara

Në 26 vjetorin e masakrës së Reçakut, Bashkimi Evropian në Kosovë thotë se drejtësia dhe përgjegjësia për krimet e bëra Reçak, mbeten të vonuara.

Përmes një postimi në “X”, zyra e Bashkrimit Evropian në Kosovë nderon dhe kujton të gjitha viktimat e kësaj masakre.

“Sot ne solidarizohemi me familjet dhe popullin e Kosovës për të nderuar dhe kujtuar viktimat e masakrës së Reçakut, një krim i tmerrshëm që la plagë të pashëruar 26 vjet më pas. Jetët e tyre u morën brutalisht dhe drejtësia e përgjegjësia mbeten të vonuara”, thuhet në postimin e BE-së.

Exit mobile version