BE planifikon të mbajë konferencën e ndihmës për rindërtimin në Siri

Liderët e Bashkimit Evropian (BE) kanë rënë dakord që të sigurohen 30 miliardë euro shtesë mbështetje për Ukrainën në vitin 2025, transmeton Anadolu.

Pas përfundimit të Samitit të liderëve të BE-së që u mbajt në Bruksel, presidenti i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa, kryeministri hungarez Viktor Orban që kryeson Presidencën radhës me BE-në dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen mbajtën një konferencë të përbashkët për media.

Costa tha se mbështetja e Ukrainës kundër Rusisë është pika prioritare e agjendës së samitit. “Atmosfera e përgjithshme në sallë pasqyron një vendosmëri të fortë. Mesazhi ynë është shumë i qartë. BE-ja është e bashkuar në mbështetjen që ajo jep që Ukraina të fitojë një paqe gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të përhershme”, tha ai.

Sipas tij, BE-ja deri më tani ka ofruar 130 miliardë euro mbështetje financiare për Ukrainën në procesin e luftës që filloi në shkurt të vitit 2022. “Ne do të ofrojmë edhe 30 miliardë euro shtesë në vitin 2025”, theksoi Costa.

– Pyetje për SHBA-në

Një gazetar i rikujtoi presidentes së KE-së, Von der Leyen deklaratën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy se “mbështetja e Evropës nuk do të mjaftonte pa SHBA-në”. Më tej gazetari shtroi pyetjen nëse ata kanë mundur apo jo ta “bindin atë se mbështetja e Evropës do të ishte e mjaftueshme”.

Ndërkohë Von der Leyen u përgjigj: “Natyrisht, ne duhet të mësojmë më shumë për planet e administratës së ardhshme të SHBA-së. Gjatë kësaj ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën”.

Në deklaratën e tij në hyrje të Samitit, Zelenskyy i bëri thirrje BE-së dhe SHBA-së nën administrimin e Donald Trumpit, i cili do të marrë detyrën në fillim të vitit të ardhshëm, që të jenë të bashkuar sepse se vetëm ky unitet mund të ndalojë Rusinë.