Komisioni i Bashkimit Evropian njoftoi sot fillimin e planit të ashtuquajtur Global Gateway, me vlerë prej 300 miliardë dollarësh, i shpërndarë nga tani deri në vitin 2027, që i kundërvihet planit të njohur kinez të Rrugës së Mëndafshit.
”Me Global Gateway ne shkojmë një hap më tej për të mbështetur investimet dhe infrastrukturën në pjesën tjetër të botës. Vendet kanë nevoja për partnerë të besuar për të realizuar projekte të qëndrueshme, të karakterizuara nga transparenca e lartë dhe qeverisja e mirë”, deklaroi presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen.
”Ne duam të tregojmë se një qasje demokratike të bazuar në vlerat që mund të përballen me sfidat globale, theksoi ajo.
Ky plan konsiderohet si alternativë ndaj atij të Rrugës së Mëndafshit, të nisur nga Kina.
“Midis viteve 2013-2018, BE ishte ofruesi i parë i ndihmës për zhvillimin në botë. Ndihma jonë për zhvillim është e njëjtë me nivelin e asaj që bën Kina me Rrugën e Mëndafshit. Por, modalitetet janë të ndryshme: Kina jep hua, ne japim financime dhe në krye të kësaj ne promovojmë edhe investimet private”, shpjegoi eurokomisionerja për Partneritetin Ndërkombëtar, Jutta Urpilainen.
“Global Gateway është një alternativë e vërtetë ndaj Rrugës së Mëndafshit dhe ka një qasje shumë strategjike”, tha Ursula von der Leyen duke paraqitur planin prej 300 miliardë dollarësh. /atsh