Bashkimi Evropian (BE), pas përcaktimit të një varianti të rrezikshëm të llojit të ri të koronavirusit (Kovid-19) në jug të Afrikës, planifikon të ndalojë fluturimet nga ky rajon.
Presidentja e Komisionit të Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, në deklaratën e bërë nëpërmjet “Twitter”, shkroi: “Komisioni, në koordinim të ngushtë me shtetet anëtare, do të propozojë pezullimin e fluturimeve nga Afrika e Jugut për shkak të shqetësimit në lidhje me variantin B.1.1.529 të virusit.”
Mbretëria e Bashkuar gjithashtu vendosi Afrikën e Jugut, Namibinë, Lesoto, Botsvana, Esvatini dhe Zimbabve në “listën e kuqe” për shkak të variantit të parë në Afrikën e Jugut dhe Botsvana. /trt