Në Bashkimin Evropian (BE) në vitin 2015, 1,3 milionë persona kanë vdekur nga kanceri, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Zyrës Statistikore Evropiane (Eurostat), shkaku i vdekjes së 1,3 milionë personave në vitin 2015 në vendet e BE-së ka qenë kanceri.
Në vendet në fjalë kjo përqindje në Holandë dhe Slloveni ka arritur deri në 30 për qind. Përqindja më e ulët është shënuar në Bullgari dhe Rumani, ku një të pestat e njerëzve kanë vdekur nga kanceri.
Në vendet e Unionit në vitin 2015 vdekjet nga kanceri tek meshkujt kanë qenë 28,7 për qind, ndërsa tek gratë 22,1 për qind.
Sipas të dhënave në fjalë, në të gjitha vendet e BE-së përqindja e meshkujve që kanë vdekur është më e lartë nga ajo e grave.