BE: Lukashenko nuk ka legjitimitet

Bashkimi Evropian (BE) njoftoi se Alexander Lukashenkon, i cili dje filloi detyrën duke dhën betim, nuk ka asnjë legjitimitet dhe se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve presidenciale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përfaqësuesi i Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell, ripërsëriti qëndrimin se nuk njohin rezultatin e zgjedhjeve në Bjellorusi duke theksuar se ato “nuk janë të drejta dhe të lira”.

“Fillimi i të ashtuquajturës detyrë nga Alexander Lukashenko më 23 shtator 2020 dhe vazhdimi i kompetencës së tij edhe për një periudhë (mandat) nuk ka legjitimitet demokratik”, tha Borrell.

Borrell rikujtoi se protestat vazhdojnë që pas zgjedhjeve dhe mbrojti idenë se fillimi sërish i detyrës nga Lukashenkos do të thellojë krizën politike në vend. Borrell bëri të ditur se si BE mbështesin kërkesat demokratike të popullit bjellorus dhe se i qëndrojnë kërkesave për rizhvillimin e zgjedhjeve “të lira dhe të drejta” nën vëzhgimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Alexander Lukashenko që prej vitit 1994 është zgjedhur president 5 herë njëra pas tjetrës dhe në zgjedhjet e mbajtura më 9 gusht u deklarua që ai fitoi sërish me 80,1 për qind, ndërsa kundërshtarja e tij Svetlana Tikhanovskaya mundi të marrë 10,12 për qind.

Opozita nën kryesimin e Tikhanovskaya kundërshtoi rezultatin e zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve filluan protestat nën organizimin e opozitarëve me pretendimin se në “zgjedhje ka mashtrime”. Në protestat që vazhdojnë, protestuesit krahas zgjedhjeve të reja kërkojnë edhe ndryshimin e kushtetutës së vendit.