BE: Kosova ka detyrim ndërkombëtar për ta zbatuar Asociacionin e Komunave Serbe

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano thotë se Prishtina është e detyruar të zbatojë marrëveshjen e Asociacionit të Komunave Serbe, për të cilën ajo u zotua “me mirëbesim” në 2013, duke nënshkruar marrëveshjen e Brukselit.

Sipas tij, i takon palës kosovare të thotë se si do ta zbatojë atë.

“Marrëveshja e Brukselit është nënshkruar nga të gjithë pjesëmarrësit në proces dhe është e vlefshme. Për më tepër, ajo është ratifikuar nga parlamenti i Kosovës. Kosova ka bërë kështu një detyrim ndërkombëtar për të zbatuar këtë marrëveshje. U takon atyre të thonë se si do ta zbatojnë atë,” tha Stano për Tanjug.

Stano ka thënë se Asociacioni i Komunave Serbe është i përfshirë edhe në marrëveshjen përfundimtare.