Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim të thellë për situatën humanitare në Gaza dhe ka bërë thirrje për llogaridhënie, pas vrasjes së 15 punonjësve të ndihmës emergjente nga ushtria izraelite gjatë një misioni shpëtimi.
“Bashkimi Evropian dënon prishjen e armëpushimit në Gaza. Prioritetet e BE-së mbeten rifillimi i armëpushimit, lirimi i të gjithë pengjeve dhe rikthimi i ndihmave humanitare në shkallë të gjerë në Gaza,” thuhet në deklaratën zyrtare.
BE-ja dënoi fuqishëm vrasjen e 15 punonjësve humanitarë më 23 mars dhe kërkoi hetim dhe përgjegjësi. “Shumë izraelitë dhe palestinezë kanë vuajtur dhe numri i viktimave civile në Gaza është i papranueshëm.”
Po ashtu, BE-ja shprehu shqetësim ekstrem mbi raportimet për krizën humanitare në Gaza, duke theksuar se furnizimet me ushqime