Ballina Lajmet Kosovë BE-ja mirëpret vendimin e Qeverisë për heqjen e kufizimeve për mallrat nga...

BE-ja mirëpret vendimin e Qeverisë për heqjen e kufizimeve për mallrat nga Serbia

Zyra e BE-së në Kosovë ka mirëpritur vendimin e Qeverisë për heqjen e kufizimeve duke lejuar hyrjen e produkteve serbe në Kosovë përmes pikës kufitare në Merdarë.

Në një deklaratë, Zyra e BE-së theksoi se tregtia e lirë e mallrave në të gjithë Ballkanin Perëndimor, në përputhje me rregullat e CEFTA-s është çelësi për funksionimin e Tregut të Përbashkër Rajonal.

“Mirëpresim heqjen e kufizimeve për hyrjen e produkteve të gatshme serbe në Kosovë përmes Merdares. Tregtia e lirë e mallrave në të gjithë Ballkanin Perëndimor, në përputhje me rregullat e CEFTA-s, është çelësi për funksionimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, i cili është pjesë integrale e Planit të Rritjes. Për të mirën e njerëzve dhe të bizneseve!”, thuhet në deklaratën e Zyrës së BE-së.

Ndryshe, nga e marta, përmes pikës kufitare të Merdarës mund të hyjnë mallra serbe, por për hyrje të tyre do të ketë kontrolle të shtuara dhe të detajuara nga Dogana e Kosovës. Kështu ka kërkuar Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës gjatë së hënës. I pari i Qeverisë, Albin Kurti ka thënë se kjo masë e ndryshimit është e mjaftueshme për proceset e ditëve në vijim dhe e njëjta është biseduar me Bashkimin Evropian dhe Gjermaninë

Exit mobile version