BE-ja kërcënon Meta me gjobë sepse referohet Facebook dhe Instagram si shërbim falas

Rrjeti i Bashkëpunimit për Mbrojtjen e Konsumatorit (CPC) tha se kompania ka afat deri më 1 Shtator 2024 për të propozuar ndryshime në modelin e saj duke e quajtur ngatërrues për përdoruesit.

Bashkimi Europian ka njoftuar Meta se modeli i saj “paguaj ose prano” për rrjetin social Facebook dhe Instagram mund të jetë në shkelje të ligjeve për mbrojtjen e konsumatorëve.

Rrjeti i Bashkëpunimit për Mbrojtjen e Konsumatorit (CPC) tha se kompania ka afat deri më 1 Shtator 2024 për të propozuar ndryshime në modelin e saj duke e quajtur ngatërrues për përdoruesit.

Përndryshe Meta rrezikon gjoba të majme. Modeli i Meta “paguaj ose prano” të gjurmohesh ju jep përdoruesve opsionin për të paguar 12,99 euro në muaj për përdorimin e Facebook dhe Instagram pa reklama.

Ose në këmbim të mos paguajnë gjë por të pranojnë të gjurmohen nga kompania e cila përdor të dhënat e tyre personale për tu servirur reklama.

Autoritetet rregullatorë Europiane të cilat filluan hetimin pas ankesave nga grupet për mbrojtjen e konsumatorëve thonë se kompania përdor gjuhë problematike për të shpjeguar versionet me pagesë dhe falas të Facebook dhe Instagram.

Gjithashtu thonë se emërtimi i Facebook dhe Instagram si shërbim falas është i gabuar ngaqë kërkon nga përdoruesit të pranojnë përdorimin e të dhënave të tyre personale për tu dërguar reklama.