Bashkimi Evropian e mirëpret marrëveshjen për targat që është arritur sot në mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
Me anë të një njoftimi të BE-së thuhet se ata i nxisin palët e Prishtinës dhe Beogradit që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog në mënyrë që të bëjnë përparim të shpejtë në normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve të tyre.
“BE-ja e mirëpret rezultatin e diskutimit të sotëm dhe i nxit të dyja palët që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog në mënyrë që të bëjnë përparim të shpejtë në normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve të tyre”, thuhet në njoftim.