BE: Greqia të hetojë pretendimet lidhur me kthimet prapa në mënyrë të paligjshme

Ylva Johansson

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Punët e Brendshme, Ylva Johansson i bëri thirrje Greqisë që të hetojë lajmet lidhur me kthimet prapa në mënyrë të paligjshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Johansson iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve përpara takimit të ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë të vendeve të BE-së i cili vazhdon në ditën e dytë.

Duke folur lidhur me pamjet e reflektuara dje në shtypin evropian për kthimet prapa, Johansson nënvizoi se mbrojtja kufitare duhet të bëhet gjithmonë në përputhje me mbizotërimin e ligjit dhe me të drejtat themelore.

Kroacia premtoi të hetojë pretendimet

Johansson tha se Kroacia do të hetojë pretendimet dhe do të përdorë një mekanizëm të pavarur vëzhgues të formuar me BE-në. “Kjo është saktësisht përgjigjja e drejtë që duhet dhënë”, tha ajo.

“Biseda ime me ministrin grek ishte e ndryshme. E njoftova hapur se nuk mund ta pranoj që Greqia të mos kryejë hetim lidhur me këtë. Duhet të ruajmë kufijtë tanë por në të njëjtën kohë duhet të mbrojmë vlerat tona, mbizotërimin e ligjit dhe të drejtat themelore”, theksoi Johansson.

Komisionerja shtoi se pret që edhe Greqia të marrë vendimin në mënyrë të njëjtë me Kroacinë dhe të veprojë në përputhje me vlerat e BE-së.

Ndërsa për politikat e migrimit dhe azilit, ministri grek i Migracionit, Notis Mitarakis në një deklaratë para hyrjes në takim mbrojti idenë e tij se çdo pretendim hetohet në ligjin e brendshëm dhe sistemin kontrollues të Greqisë. /aa