Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se janë të shqetësuar nga rritja e çmimeve të energjisë kohëve të fundit dhe se varësia e tepërt nga jashtë për gazin natyror është i paqëndrueshëm, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Komitetit Ekonomik dhe Social të Evropës të mbajtur në Bruksel, von der Leyen foli për rritjen e çmimeve të energjisë. Ajo theksoi se vendet e BE-së janë tepër të varur nga jashtë për gazin natyror.
“Rritja e çmimeve të energjisë na shqetëson të gjithë. Rritja në çmimet e energjisë buron nga rritja në çmimet e gazit natyror. Kjo nuk është një situatë e qëndrueshme”, tha von der Leyen.
Shefja e Komisionit Evropian njoftoi se Evropa importon 90 për qind të nevojave të saj për gaz natyror, si dhe shtoi se “siguria energjetike e Evropës në të ardhmen është e lidhur në mënyrë të qartë nga energjia vendase dhe e pastër”.
Pasi njoftoi se çmimet e lëndëve djegëse fosile janë bërë edhe më të shtrenjta në vitet e fundit, von der Leyen shpjegoi se përballë kësaj nuk rriten çmimet e burimeve të rinovueshme.
Von der Leyen tha se vendet e BE-së në planin afatshkurtër mund të mbrojnë konsumatorët dhe bizneset përballë çmimeve të larta me mbështetje publike dhe duke ulur faturat e tyre.
Po ashtu, njoftoi ajo, BE-ja po vlerëson edhe strategjitë si formimin e rezervave të përbashkëta të gazit dhe furnizimin me gaz natyror me marrëveshje të përbashkëta. Ajo theksoi se rruga e vetme për të shpëtuar nga varësia e energjisë në plan afatgjatë është investimi në burimet e rinovueshëm.
Von der Leyen shtoi se 500 miliardë euro nga buxheti afatgjatë dhe i programit të rimëkëmbjes së BE-së janë ndarë për transformimin e gjelbër dhe se me këtë burim është planifikuar që të përshpejtohen investimet e ndryshme të rinovueshme si era, dielli dhe hidrogjeni i gjelbër.
Në Evropë kryesisht që nga vjeshta po rriten me shpejtësi çmimet e produkteve të energjisë si ato të gazit natyror dhe energjisë elektrike. Kjo situatë shqetëson konsumatorët të cilët përballen me fatura të larta në muajt e dimrit. /aa