BE bën thirrje për t’i dhënë fund dhunës në përvjetorin e katërt të grushtit të shtetit në Mianmar

Bashkimi Evropian (BE) dënoi ashpër regjimin ushtarak të Mianmarit dhe kërkoi llogaridhënie për krimet e kryera që nga grushti i shtetit më 1 shkurt 2021.

Blloku kërkoi lirimin e menjëhershëm të të gjithë të burgosurve politikë, përfshirë Presidentin U Win Myint dhe Këshilltaren e Shtetit Aung San Suu Kyi. Po ashtu, shprehu shqetësim për militarizimin dhe rekrutimin e detyruar të civilëve, përfshirë pakicat etnike e që ndër to është edhe komuniteti musliman Rohingë.

BE bëri thirrje për një embargo globale të armëve ndaj Mianmarit dhe theksoi se ka vendosur sanksione ndaj 106 individëve dhe 22 subjekteve. Ajo inkurajoi ASEAN-in dhe OKB-në të ndihmojnë në gjetjen e një zgjidhjeje paqësore për krizën. /mesazhi