Dhoma e Industrisë së Stambollit (ISO), ka deklaruar se lajmi i publikuar nga BBC se “Turqia punëson fëmijët refugjatë në fabrikat e tekstileve” është i rremë, dhe lajme të tilla të pavërteta publikohen me qëllim prishjen e imazhit të këtij vendi, i cili ka mbi 3 milionë refugjatë sirianë, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas mbledhjes, në një deklaratë të përbashkët është thënë se lajmi i BBC është i padrejtë për sektorin në fjalë dhe se nuk ka asnjë përputhje me realitetin.
Në deklaratën ku thuhet se eksportuesit dhe prodhuesit e Turqisë janë konkurrues në çdo lloj situate në arenën ndërkombëtare.”Publikimi i një lajmi të tillë në këtë kohë, tregon qartë se çfarë ndikimi do të ketë tek prodhuesi dhe konsumatori. Ndërkohë që dihet qartë që ne si prodhuesit më të mëdhenj të vendit, prodhojmë në përputhje me standardet e BE-së. Herë pas here klientët tanë nga BE-ja kontrollojnë vendet tona të prodhimit. Fakti që sektori i tekstilit është i dyti më i madhi në Turqi tregon seriozitetin, cilësinë dhe etikën e punës tonë.”
“Ata të cilët bëjnë këto lajme të pabaza bëjnë një sy qorr dhe një vesh shurdh përballë faktit që Turqia ka pranuar dhe mban mbi 3 milionë vëllezër sirianë. Ndërkohë që shumë shtete i kanë kthyer kurrizin refugjatëve.
Gjithashtu theksohet se lajme të tilla nuk kanë qellim tjetër vetëm se synimin e dëmtimit të imazhit të Turqisë. Ndërkohe që Turqia strehon 3 milion refugjat sirian, fëmijët sirianët në Francë po trafikohen. Sipas një lajmi të publikuar javën e kaluar, 200 të mitur sirian kan kaluar natën në kampin “Xhunglla” në Francë pa mbikqyrjen e familjarëve.
Turqia prej 5 vitesh me një humanizëm të madh ka hapur krahët për refugjatët. Në këtë kontekst, miqtë tanë evropianë, në vend të lajmeve të tilla duhet të vijnë dhe të japin kontributin e tyre për përmirësimin e kushteve të refugjatëve”, thuhet më tej në deklaratë.