BBC i ka kushtuar një artikull Shqipërisë, në të cilën vë në pah tolerancën fetare që ekziston në shtetin ballkanik.
Quinn Hargitai tregon udhëtimin e tij në Shqipëri dhe takimin që pati me myezinin Hasib Buba nga qyteti i lashtë i Beratit.
Ai shkruan se Papa Françesku e ka vlerësuar lartë këtë komb të vogël në Ballkan për tolerancën fetare, i cili duhet të jetë shembull në gjithë botën.
“Buba është imazhi i qartë i një myslimani të devotshëm, por jam befasuar kur kam kuptuar se kjo gjithmonë ishte kështu”, shkruan Hargitai.
Buba shpjegon se është rritur si krishterë dhe më pas është konvertuar në mysliman.
“Faktikisht jam rritur i krishter, dhe për shumë vite e kam pëcjellur atë rrugë. Kur u bëra më i rritur hyra në një debat me një mik timin, i cili ishte mysliman. Debati vazhdoi për disa uaj dhe në mënyrë që të isha më i përgatitur për debatin fillova të lexoj për islamin , mësova gjithçka që munda për të. Në fund unë e fitoa debatin, por ky proces më dërgoi drejt shumë pyetje për besimin tim. Përgjigjet që mora nga islami kishin më tepër kuptim për mua, prandaj u konvertova”, shprehet Buba.
Ndoshta ky vendim për t’u konvertuar mund t’iu befasojë, por realiteti është se Shqipëria qe një kohë të gjatë konsiderohet si një vend i tolerancës dhe harmonisë fetare.
Religjionet dominonte janë islami dhe krishterimi, me myslimanët që përbëjnë më tepër se gjysmën e popullatës, shkruan BBC. Megjithatë ende është një bashkim i lartë ndërmjet njerëzve të këtij vend. Shpesh kishat dhe xhamitë janë në të njëjtën rrugë dhe martesat ndërfetare gjerësisht janë pranuar.
Më tutje në artikull BBC tregon për qytetin e Beratit, që thotë se ia vlen të ceket, pasi Muzeu Onufri mban Ikonën Burimi Jetëdhënës. Kjo vepër e artit shqiptar e shekullit të 18-të përshkruan një skenë të krishterë me minaret që ngrihen në prapavijë dhe është simbol i harmonisë fetare të këtij vendi.
“Është e vështirë të themi nëse bota do ta marr për zemër shembullin e Bubas dhe Shqipërisë, por ka diçka për të thënë për këtë vend të vogël ballkanik, në të cilin fëmijët rriten duke dëgjuar të dyja, thirrjen për namaz dhe kumbimin e kambanave të kishës nga jashtë dritares së tyre. Për ta, bashkekzistenca dhe harmonia është bërë po aq natyrale sa frymëmarrja”, shkruan Hargitai.