Ballina Lajmet Rajon dhe Botë BBC pranon të ketë bërë lajm të rremë, kërkon falje

BBC pranon të ketë bërë lajm të rremë, kërkon falje

Transmetuesi publik britanik BBC ka kërkuar falje nga presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko për shkak të një lajmi të rremë në lidhje me të dhe ka pranuar të paguajë dëmshpërblimin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate të BBC-së, transmetuesi britanik në maj të vitit të kaluar kishte raportuar dhënien e një shume prej 400 mijë dollarësh për zgjatjen e një takimi të qershorit të vitit 2017 midis Poroshenkos dhe presidentit amerikan Donald Trump.

Në lajmin e fshirë nga faqja e internetit, BBC kishte pretenduar se pagesa i është bërë ish-avokatit të Trumpit, Michael Cohen.

“Pohimi në lidhje me takimin e qershorit të vitit 2017 nuk ishte i saktë”, tha BBC, duke rikujtuar se lajmi i rremë ishte publikuar edhe në një buletin informativ në Britani.

“Kërkojmë falje nga z. Poroshenko për çdo shqetësim të shkaktuar dhe kemi rënë dakord t’i paguajmë dëmet dhe shpenzimet e gjykatës”, tha transmetuesi publik i Britanisë.

Exit mobile version