Bazeli ua shkurton ndihmat të huajve me vizë F

Në fund të tetorit, departamenti për Ekonom, çështje sociale dhe ambient do të njoftojë se në çfarë mase do të reduktohet shuma e ndihmave sociale për persona me Vizë F.

Kantoni i Bazelit (Basel-Stadt) ka qenë i vetmi në të cilin deri tash ndihmat sociale që u jepen azilkërkuesve me status të përkohshëm (Vizë F) janë të barazvlershme me ato që marrin qytetarët zviceranë me ndihma sociale. Të gjitha kantonet tjera kanë vepruar tashmë sipas ligjit të ri federal që ka hy në fuqi në vitin 2016, shkruan srf.ch.

Ky ligj kërkon që ndihmat për personat me status F nuk bën të jenë njësoj të larta si ato për qytetarët zviceranë.

Por, së fundi edhe kantoni Basel-Stadt ka vendosur të veprojë njësoj me kantonet tjera, transmeton albinfo.ch. Në fund të tetorit, departamenti për Ekonom, çështje sociale dhe ambient do të njoftojë se në çfarë mase do të reduktohet shuma e ndihmave sociale për persona me Vizë F.

Ndërkohë, partitë politike të këtushme, në varësi të orientimit të tyre, miratojnë ose kundërshtojnë këtë hap. Kështu, deputeti nga FDP, Christoph Haller e konsideron si veprim të duhur vendimin për zbatim të shpejtë të ligjit federal.

Sipas tij, me shkurtimin e ndhmave sociale do të rritet edhe motivimi i të haujve me vizë F për të gjetur punë.

Ndërsa kundër këtij qëndrimi flet Moreno Casasola, bashkëdrejtues i këshillimores Freiplatzaktion Basel.

Ai thotë se në Bazel përqindja e personave me vizë F që punojnë është dukshëm më e lartë se mesatarja e Zvicrës.

Prandaj, ai mendon se me shkurtimin e ndihmave sociale, gjendja e rëndë materiale e shumë njerëzve vetëm sa do të bëhej edhe më e rëndë./Mesazhi/