Bayerni sundon Evropën për herë të gjashtë, kompleton tripletën duke mposhtur PSG-n në finale

Bayern Munich e ka vazhduar formën fantastike nëpër të cilin po kalon edhe në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germain.

‘Bavarezët’ triumfuan me rezultat minimal, kur Kingsley Coman (59’) realizoi golin e fitores për ekipin e tij.

Skuadra e Hansi Flick padyshim ishte dominuese dhe kishte raste më të mira, ndërsa për t’u habitur mbetet forma e Neymar dhe Kylian Mbappe, të cilët nuk ishin në mbrëmjen e tyre, madje humbën disa mundësi të arta.

Ky trofe i Ligës së Kampionëve është i gjashti në historinë e Bayernit, të cilët këtë edicion kompletuan tripletën duke fituar edhe Bundesligën dhe DFB Pokal. Kjo është hera e dytë që Bayern e arrin këtë gjë.

PSG mbërriti për here të parë në një finale të Ligës së Kampionëve, dhe fatkeqësisht nuk la gjurmë, megjithë shpenzimet miliardëshe gjatë viteve.