Atletico Madrid ka mposhtur Bayernin në kryendeshjen e Grupit D në Ligën e Kampionëve.
Yanick Carrasco shënoi golin e vetëm të ndeshjes dhe të fitores për madrilenët. Ai shënoi në minutën e 35-të.
Antoine Griezmann pati rastin më ët mirë për të dyfishuar epërsinë e spanjollëve, por ai nuk realizoi nga pika e bardhë në minutën e 84-të.
Atletico prin në Grupin D me gjashtë pikë. Bayerni është i dyti me tri e PSV me Rostovin kanë nga një.