Ballina Sport Futboll Bayerni ofron 20 mln për Varanen

Bayerni ofron 20 mln për Varanen

Pasi Real Madridi hoqi dorë nga transferimi i Rafael Varanes, mësohet se Bayern Munichu tashmë i ka bërë ofertë zyrtare Manchester Unitedit për mbrojtësin francez. “Sky Sports” njofton të premten se Bayerni ka ofruar 20 milionë euro për transferimin e Varanes muajin e ardhshëm.

Varane pritet të largohet nga Manchester Unitedi për shkak se nuk bën pjesë në planet e trajnerit Erik ten Hag, ndërsa te Bayerni po shihet si përforcim i duhur për mbrojtjen.

30-vjeçari ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2025, por tashmë ka kërkuar largimin nga Unitedi dhe është nxjerr në shitje. Këtë edicion, Varane ka 15 paraqitje në të gjitha garat dhe një gol të shënuar. Ai është pjesë e Unitedit prej vitit 2021 kur iu bashkua nga Real Madridi.

Exit mobile version