Bayern Munchen po punon për të gjetur trajnerin e ri, pas shkarkimit të Carlo Ancelottit.
Sipas “Eurosport.de”, gjiganti bavarez ka filluar kontaktet e para me objektivin numër një.Drejtuesit gjermanë kanë kontaktuar ish-trajnerin e Barcelonës dhe Romës, Luis Enrique.
Ai është i papunë, pas largimit nga Barca në fund të edicionit.Thuhet se palët janë duke biseduar, ndërsa marrëveshja finale mund të arrihet gjatë javës.