Bayerni ndalet në barazim me Union Berlinin

Bayern Muncheni nuk ka arritur t’i fitojë pikët e plota në ndeshjen që i takoi javës së 26-të të Bundesligës gjermane.

Bayerni të shtunën pasdite në udhëtim barazoi 1:1 me Union Berlinin.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin që e shënoi Leroy Sane në minutën e 75-të.

Gëzimi i mysafirëve nuk zgjati shumë pasi nëntë minuta më pas vendësit i barazuan shifrat.

Benedict Hollerbach realizoi për 1:1.

Bayerni pavarësisht barazimit mbetet lider me 62 pikë.

Bayer Leverkuseni është në vendin e dytë me 53 pikë, por me një ndeshje më pak të luajtur.

Union Berlini e zë vendin e 13-të me 27 pikë. Po lufton për mbetje në ligë.