Nën urdhrat e Vincent Kompany, Bayerni po duket i pandalshëm.
Të shtunën pasdite gjiganti bavarez shënoi tjetër fitore bindëse. E mposhti 5:0 në udhëtim Werder Bremenin, në kuadër të xhiros së katërt të Bundesligës.
Michael Olise i shënoi dy gola për Bayern Muenchenin, ndërsa nga një e shtuan Jamal Musiala, Harry Kane e Serge Gnabry.
Bayerni i ka fituar katër ndeshjet e deritashme në Bundesligë dhe udhëheq në tabelë me 12 pikë.
Në xhiron e kaluar fitoi 6:1 ndaj Holstein Kiel. Të martën e shkatërroi, 9:2, Dinamo Zagrebin në Ligën e Kampionëve. Bayerni ka edhe një fitore për Kupë, 4:0.
Me Kompanyn, Bayerni është duke shkëlqyer. Sfidë serioze do të ketë më 28 shtator, kur e pret kampionin në fuqi të Bundesligës, Bayer Leverkusenin.