Bayern Munich ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Champions League.
“Bavarezët” arritën ta pëtmbysin rezultatin ndaj Lazios nga ndeshja e parë, duke fituar në “Allianz Arena”, me rezultat 3-0.
Bayerni kaloi tutje me rezultat të përgjithshëm, 3-1.
Harry Kane shënoi golin e parë të ndeshjes, në minutën e 38-të.
Në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, Thomas Muller dyfishoi rezultatin.
Sulmuesi anglez, Harry Kane shënoi golin e sigurisë për Bayernin, në minutën e 66-të.